Situatë e rënduar në Spitalin e Pejës

Peja

Situatë e rënduar në Spitalin e Pejës

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 09:09
Spitali Pejë

Aktualisht 55 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, prej tyre 13 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Spitalin e Pejës 38 pacientë me koronavirus janë me oksigjenoterapi.

5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësor janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat