Policia jep detaje për deçanasin që doli në rrugë me kallash

Peja

Policia jep detaje për deçanasin që doli në rrugë me kallash

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për një person i cili kishte dalë në rrugë me armë zjarri të cilën e mbante në dorë

I dyshuari B.K. është arrestuar nga policia.

Ndërkaq atij i janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit AK-47, një karikator dhe 10 fishekë.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Deçan, me datën 22 gusht 2020, ёshtё informuar nga njё qytetar, se njё person i dyshuar kishte dalё nё rrugё me armё zjarri tё cilёn e mbante nё dorё. Njësitet Policore pranё Stacionit Policor Deçan, menjёhere iu kanё vendit tё ngjarjёs, personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nga i dyshuari:  B. K. lindur me 1975”, njofton policia.

“Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar: një (1) AK-47, një (1) karikator i sё njejtёs armё dhe dhjetё (10) fishekё cal. 7.62x 39 mm”, thekson policia.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.

“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor”, njofton policia.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat