14 persona të prekur me COVID, janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Peja

14 persona të prekur me COVID, janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalit e Pejës janë shëruar 6 persona, ndërsa aktualisht në këtë spital po trajtohen 65 pacientë me Covid-19.

Tutje në raportin e përditshme të këtij spitali bëhet e ditur edhe gjendja e pacientëve, duke treguar se 2 janë në Respirator, 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Në anën tjetër kemi edhe lajme të mira, në këtë spital janë kryer 5 lindje gjatë 24 orëve të fundit, 2 lindje normale dhe 3 me prerje cezarianr. Kanë lindur 5 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, 216 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,904 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 133 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 97 Rëntgena, 21 EHO dhe 15 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat