59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës 17 në gjendje të rëndë

Peja

59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës 17 në gjendje të rëndë

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 09:58
Ilustrim

59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 42 janë në oksigjenoterapi dhe një është në respirator.

Pesë persona të tjerë kanë arritur që të shërohen nga virusi korona.

“5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në Respirator, 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat