16 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë

Peja

16 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 53 pacientë me Covid-19. 40 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërsa 16 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Siç njofton spitali, në respirator janë 3 pacientë.

Njoftimi i plotë:

4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator,

40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, dhe të tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore.

206 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,026 analiza, ndërsa janë kryer 4 Operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 94 Rëntgena, 25 EHO dhe 9 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat