13 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Peja

13 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 47 pacientë me Covid-19, pre tyre një pacientë është në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Siç thuhet në raport, nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.

Raporti i plotë i Spitalit:

2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

239 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,438 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 169 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 112 Rëntgena, 40 EHO dhe 17 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat