3 të dyshuar i futen në shtëpi pejanit, kërkuan 30.000 mijë euro…!

Peja

3 të dyshuar i futen në shtëpi pejanit, kërkuan 30.000 mijë euro…!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:55
Ilustrim

Një qytetar nga Peja ka raportuar në Polici se tre të dyshuar kanë shkuar në shtëpinë e tij  dhe i njëjti i ka pranuar brenda.

Të dyshuarit i kanë kërkuar 30.000 (tridhjetë mijë) €uro me interes 4% pasi që sipas tyre djali (tani i ndjerë) i ankuesit i kishte marrë nga të dyshuarit dhe se nëse ankuesi nuk i siguron parat brenda një jave atëherë ata parat do ti marrin nga djali i vogël i ankuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat