Pejanit i shkojnë në shtëpi: I kërkojnë 30 mijë euro për borxhin që e kishte pasur djali i tyre i ndjerë

Peja

Pejanit i shkojnë në shtëpi: I kërkojnë 30 mijë euro për borxhin që e kishte pasur djali i tyre i ndjerë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 12:14
Foto Ilustrim

Në qytetin e Pejës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Aty disa persona i kanë shkuar në shtëpi një personi tjetër duke i kërkuar 30 mijë euro me normë të interesin prej 4 për qind. Kjo me arsyen se djali i ndjerë i familjes së ankuesit ua kishte marrë atyre këto para.

“Pejë 07.09.2020-13:00.  Ankuesi mashkull kosovar raporton se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shkuar në shtëpinë e tij  dhe i njëjti i ka pranuar brenda. Të dyshuarit i kanë kërkuar 30.000 (tridhjetë mijë) €uro me interes 4% pasi që sipas tyre djali (tani i ndjerë) i ankuesit i kishte marrë nga të dyshuarit dhe se nëse ankuesi nuk i siguron parat brenda një jave atëherë ata parat do ti marrin nga djali i vogël i ankuesit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat