Skandaloze, policia gjen 800 persona të grumbulluar në një lokacion në Pejë

Peja

Skandaloze, policia gjen 800 persona të grumbulluar në një lokacion në Pejë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:56
Foto Ilustrim

Policia ka kryer një aksion nëpër disa lokale të cilat ishin mbushur me njerëz, duke mos i respektuar masat për parandalimin e koronavirusit. Pronarët e lokalëve janë shoqëruar në stacion policor, derisa një mashkull i dyshuar është arrestuar pasi ka penguar zyrtarët policor të kryejnë detyrën.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

‘’ Rr. Enver Hadri, Pejë 12.09.2020–20:30. Njësitë policore kanë dalë në atë lokacion ku ishin të grumbulluar 600 rreth 800 persona kryesisht të moshës se re. Aty nuk ishte duke u respektuar masat për parandalimin e Covid-19. Policia ka shoqëruar në stacion policor pronarët e lokaleve si dhe kanë bërë shpërndarjen e masës, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat