Bie numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

Peja

Bie numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Ka disa ditë që në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, numri i pacientëve që po trajtohen me COVID-19 është në rënie. Kështu bëhet e ditur në raportin e spitalit, në të cilin thuhet se 32 pacientë janë aktualisht duke u trajtuar me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 19 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat