Policia në Pejë do përcjellë zbatimin e masave anti-covid tek transporti publik

Peja

Policia në Pejë do përcjellë zbatimin e masave anti-covid tek transporti publik

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:58
Ilustrim

Që nga e hëna kur filloi viti i ri shkollor qarkullimi i nxënësve në të gjitha qytetet e Kosovës është shtuar, gjë që ka bërë që edhe transporti publik të jetë dukshëm më i frekuentuar.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës është duke planifikuar veprime shtesë në kontrollonin e mjeteve të transportit publik me qëllim që situata rreth pandemisë të jetë e menaxhueshme dhe nën kontroll.

“Me 14 shtator 2020 ne kishim fillimin e vitit shkollor por me një numër dukshëm te reduktuar te nxënësve sipas planifikimeve Qeveritare, ndërsa nga data 21. Shtator 2020 ky numër do të rritet, prandaj Policia e Kosovës respektivisht Policia e rajonit të Pejës ka planifikuar veprime shtesë në kontrollin e mjeteve te transportit publik me qëllim qe situata rreth Pandemisë te jetë e menaxhueshme dhe nën kontroll, gjithnjë në zbatimin e udhëzimeve te IKSHP-së dhe vendimeve të Qeverisë” thuhet në komunikatën e Policisë.

“Vendimi i Qeverisë thotë në menyrë te qartë. “të gjitha subjektet qe ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taxi) te punojnë me përgjysmim te kapaciteteve te tyre sa i përket numrit të udhëtarve qe bartin për te lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarve qe shfrytëzojnë transportin publik si dhe kompanive qe ofrojnë këto shërbime t’ iu përmbahen udhëzimeve te IKSHP-së dhe vendimeve te Qeverisë” thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat