Në Spitalin e Pejës 16 pacientë me koronavirus, dy në gjendje më të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës 16 pacientë me koronavirus, dy në gjendje më të rëndë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 08:55
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 16 pacientë me koronavirus, ku dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Spitali i Pejës, ka njoftuar se janë duke trajtuar 16 pacientë me koronavirus dhe dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Sipas njoftimit, 10 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Po ashtu në këtë spital janë gjashtë anëtarë të personelit mjekësorë që janë të infektuar me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 544 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

46 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

382 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,265 analiza. 10 Operacione janë kryer gjatë vikendit, ndërsa kanë lindur 13 foshnje, 8 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Aktualisht po trajtohen 16 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 10 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 1 punëtor i Shërbimeve Teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat