Aksion i policisë në Pejë lidhur me trafikimin e armëve

Peja

Aksion i policisë në Pejë lidhur me trafikimin e armëve

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një aksion policor në rajonin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Kelani ka bërë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me veprën penale “Trafikim me armë”.

“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, “Trafikimi me Armë”, ka thënë Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat