​Aksion i policisë në rajonin e Pejës, arrestohet 11 persona – konfiskohen armë, municion dhe para

Peja

​Aksion i policisë në rajonin e Pejës, arrestohet 11 persona – konfiskohen armë, municion dhe para

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:50
Ilustrim

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot, më 29.09.2020, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.

Gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 (dhjetë) lokacione të ndryshme. Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë.

Gjatë operacionit janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor.

Gjate kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

• 3 (tre) armë të gjata gjysmë-automatike,

• 6 (gjashtë) armë të vogla,

• 2 (dy) karikatorë

• 1 (një) dylbi,

• 180 fishekë (kalibër të ndryshëm),

• 2000 (dymijë) euro,

• 2 (dy) vetura dhe

• 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat