Në Spitalin e Pejës po trajtohen 23 pacientë me COVID-19, tre në gjendje të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 23 pacientë me COVID-19, tre në gjendje të rëndë

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 08:58
Foto Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 23 pacientë të infektuar me coronavirus, prej të cilëve tre janë në gjendje më të rëndë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate nga ky spital.

“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:1 pacientë është në Respirator, 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë në gjendje më të rëndë”.

Po ashtu, 7 djem dhe një vajzë kanë lindur gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 247 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,297 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat