Ky është personi i plagosur në Pejë, mësohet se si ndodhi ngjarja

Peja

Ky është personi i plagosur në Pejë, mësohet se si ndodhi ngjarja

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Mësohet se njëri prej personave të plagosur gjatë ditës së sotme në Pejë është Mustafë Ahmetxhekaj.

Burimet për IO kanë treguar se Ahmetxhekaj derisa ishte duke biseduar me disa policë, një person (F.R.) ka ardhur nga mbrapa dhe e ka goditur të njëjtin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fakultetit të Biznesit. Përpos Mustafës edhe një qytetar tjetër (kalimtar i rastit) ka mbetur i plagosur.

Image
Mustafë Ahmetxhekaj

F .R. ndodhet në arrati. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat