​21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë

Peja

​21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 08:50
Ilustrim

21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali tregojnë për gjendjen shëndetësore të pacientëve, nga çka 15 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:15 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 286 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat