Lindin 10 fëmijë në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit, nëntë djem dhe një vajzë

Peja

Lindin 10 fëmijë në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit, nëntë djem dhe një vajzë

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Për 24 orë në Spitalin e Pejës kanë lindur 10 fëmjë, nëntë të gjinë mashkullore dhe një i gjinisë femrore.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit gjithashtu 286 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ky është njoftimi i plotë i Spitalit:

10 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 10 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 286 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 259 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,457 nanaliza, ndërsa janë kryer 16 operacione. 136 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 89 Rëntgen, 28 EHO dhe 19 CT-ja.
1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:15 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë në gjendje më të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat