Situata me koronavirus në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e pacientëve

Peja

Situata me koronavirus në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e pacientëve

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 08:37
Spitali i Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se 21 pacientë me COVID-19 po trajtohen aty.

Sa i përket gjendjes së pacientëve “14 janë me oksigjenoterapi ndërsa nga këta, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

Ndërkaq, njoftohet tutje se një pacient është shëruar në 24 orët e fundit.

Spitali i Pejës ka njoftuar edhe mbi gjendjen e përgjithshme, ndër të tjerash thuhet se janë kryer 16 operacione, ka pasur 6 lindje dhe 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent.

Postimi i plotë:

16 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 6, dhe atë 4 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
233 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,211
analiza.

121 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 74 Rëntgen, 33 EHO dhe 14 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat