24 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, gjashtë nga ta në gjendje të rëndë

Peja

24 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, gjashtë nga ta në gjendje të rëndë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:36
Foto Ilustrim

Gjashtë pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë në Spitalin e Pejës.

Sipas raportit të këtij spitali, aty po trajtohen gjithësej 26 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 19 janë në oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë spital 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent për probleme të ndryshme shëndetësore,  23 prej të cilëve janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 4 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.
242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,447
analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.
78 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 4 Rëntgena, 58 EHO dhe 16 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat