Kadri Veseli e vazhdon fushatën nëpër biznese

Peja

Kadri Veseli e vazhdon fushatën nëpër biznese

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:32
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar gjatë ditës, fabrikën e ujit “Spirit of Drini” në Pejë.

Nga atje, Veseli tha se kjo fabrikë jo vetëm që siguron të ardhura për rreth 40 familje të zonës por edhe ia ka dalë ta eksportojë me sukses markën “Made in Kosovo” përtej kontinentit tonë.

"Fabrika e ndërtuar me teknologji e ekspertizë të avancuar gjermane nxjerr një produkt që është përzgjedhur si njëri nga ujërat më të mirë në botë nga organizata e mirënjohur botërore “Fine Water Society”. Kompani si kjo, që prodhojnë e eksportojnë, mundësojnë një rritje të qëndrueshme e të shpejtë ekonomike prandaj duhet të marrin maksimumin e mbështetjes nga qeveria", ka shkruar Veseli në Facebook.

Tutje, kryetari i PDK-së, shton se pasuritë e mëdha natyrale të Kosovës, ku bëjnë pjesë edhe burimet e Drinit të Bardhë që furnizojnë këtë kompani, janë garanci e zhvillimit të hovshëm ekonomik të Kosovës, nëse ia dalim të tërheqim investitorë serioz për ti shfrytëzuar ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat