Covid-19/ 9 pacientë në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Peja

Covid-19/ 9 pacientë në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 08:45
Spitali i Pejës

Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 186 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,046 analiza.

6 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 2, dhe kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 163 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

97 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 53 rëntgen, 32 EHO dhe 12 CT-ja.

Aktualisht po trajtohen 28 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 21 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat