Pleqnari nga Peja që përveç zgjidhjes së ngatërresave, merret edhe me zeje

Peja

Pleqnari nga Peja që përveç zgjidhjes së ngatërresave, merret edhe me zeje

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 21:31
Haxhi Lajçi

Pleqnari, Haxhi Lajçi, nga Peja përveç zgjidhjes së ngatërresave merret edhe me punëtorinë e tij të vogël. Ai thotë se me këtë zeje dikur mbanin familjen.

Brenda punëtorisë së tij të vogël, Lajçi thotë se e largon lodhjen dhe stresin që i akumulohet nga zgjidhja e ngatërresave.

Këtë zeje Lajçi thotë  se e ka trashëguar nga gjyshi i tij.

Përveç zanatit ka trashëguar edhe mjetet e punës qindravjeçare nga të parët e tij.

Për Lajçin kjo nuk është vetëm mjeshtri, por edhe art.

Shumicën e punimeve të cilat i realizon me mund e djersë, Rrahman Lajçi, i dhuron për organizata joqeveritare por edhe bashkatdhetarët të cilët shumicën e rasteve edhe ia shpërblejnë mundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat