Kryhen 13 lindje në Pejë, shumica të gjinisë gjinisë mashkullore

Peja

Kryhen 13 lindje në Pejë, shumica të gjinisë gjinisë mashkullore

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Gjatë kësaj fundjave në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 13 lindje.

Sipas njoftimit të tyre, 9 prej lindjeve kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane.

Nga 13 lindjet e kryera, 10 ishin të gjinisë gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

Poashtu, 598 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

413 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,554 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 18 operacione.

190 shërbime radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë: 122 rentgen, 39 EHO dhe 29 CT.

Aktualisht po trajtohen 35 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat