Në Spitalin e Pejës po trajtohen 36 pacientë me COVID-19, tetë në gjendje më të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 36 pacientë me COVID-19, tetë në gjendje më të rëndë

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 08:50
Spitali i Pejes

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 36 pacientë me COVID-19, ku 25 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy pacientë janë shëruar nga COVID-19.

“Aktualisht po trajtohen 36 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 25 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit siç thuhet në njoftim ka qenë pesë, janë lindur pesë foshnje, katër të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 344 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3725 analiza. 16 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 5 dhe kanë lindur 5 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”, thuhet njoftim.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 121 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“115 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 80 Rëntgen, 19 EHO dhe 16 CT-ja”, thuhet tutje në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat