67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë

Peja

67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:11
Ilustrim

67 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 56 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 9 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat