Zyrtari policor nga Peja që dyshohet se shantazhoi një femër vazhdon të mbetet në paraburgim

Peja

Zyrtari policor nga Peja që dyshohet se shantazhoi një femër vazhdon të mbetet në paraburgim

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 23:47
Ilustrim

Më 29 tetor u raportua për arrestimin e Besim Nikqit, zyrtar policor nga Peja, nën dyshimin për shantazh, ngacmim dhe kanosje. 

Përkundër ankesës së mbrojtësit të tij, Gjykata vendosi që Besim Nikqi të vazhdojë të mbetet në paraburgim, me arsyetimin se akoma ekzistojnë shkaqet për një masë të tillë

Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Pejës.

“Në këtë çështja penale gjykata ka vepruar sipas kërkesës së prokurorisë dhe e ka aprovuar masën e propozuar.”

Nikqi dyshohet se në vazhdimësi e ka shantazhuar denoncuesen përmes fotografive që ka pasur në telefonin e tij, që iu sekuestrua si provë materiale për këtë rast. 

Në ditën që u arrestua, edhe Inspektorati Policor njoftoi se i dyshuari është suspenduar.

Kujtojmë se Nikqi është zyrtar policor nga stacioni policor në Gorazhdec të Pejës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat