Ora policore në Pejë, qytetari nuk lejohet të kthehet nga puna në shtëpi

Peja

Ora policore në Pejë, qytetari nuk lejohet të kthehet nga puna në shtëpi

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi

Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19, disa qytetarëve po u shkakton vështirësi në kryerjen e obligimeve të përditshme.

Kështu në dalje të qytetit të Pejës, përkatësisht në rrugën që lidh me magjistralen Pejë-Prishtinë, një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi.

Ai tha se udhëton çdo ditë për punë.

“Po i thojmë Armendit mos po na paguan ndonjë natë në hotel, a mos po na shtin këta policët bile në burg a ndonjë send se kështu nuk  bën, ne duam të punojmë , duhet me hangër buke…”, tha ndër tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat