Ja sa qytetarë sonte u dënuan me 200 euro në Pejë, pasi dolën pas orës 19:00

Peja

Ja sa qytetarë sonte u dënuan me 200 euro në Pejë, pasi dolën pas orës 19:00

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 22:39
Pejë

Katër qytetarë sonte janë dënuar në komunën e Pejës për shkak që kanë qenë duke lëvizur në qytet pas orës 19:00.

Një qytetar ka treguar se ai së bashku me dy persona të tjerë është dënuar nga Policia në qendër të Pejës në ora 19:05 minuta.

Ai ka dërguar gjobën që i është shqiptuar nën arsyetimin se “ i lartëcekuri si pasgjer në veturë është hasur në kohën e ndaluar të lëvizjes nga ora 19:05”.

Po ashtu edhe një qytetare, Dafina Boja, ka njoftuar se është dënuar nga policia në Pejë në hyrje të qyteti me një gjobë prej 200 eurove.

“Masa hajgare-Shtet hajgare-popullin Zoti e shpëtoftë

Ky është shteti i Armend Zemajt!

Në ora 18:00 e kam përfunduar orarin tim të punës në Prishtinë dhe jam nisur për në Pejë në shtëpi.

Në ora 19:00 policia e Pejës në hyrje të qytetit, me urdherat e Avdullah Hotit, Armend Zemes dhe te tjerëve me shqiptuan gjobë 200 euro.

Armend Zemaj legjende je”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, rikujtojmë se ende nuk ka kaluar në Kuvend në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pavarësisht që masat janë ashpëruar dhe një numër i madh i qytetarëve janë dëmtuar financiarisht nga to.

Ndërsa, siç shihet dënimet ndaj qytetarëve nuk kanë të ndalur.

Kujtojmë se në Kosovë sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës çdo ditë dënohen mbi 1000 qytetarë për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat