Rrahje në Pejë, një person përfundon në spital, policia arreston dy të dyshuar

Peja

Rrahje në Pejë, një person përfundon në spital, policia arreston dy të dyshuar

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 22:57
Ilustrim

Një përleshje fizike ka ndodhur sonte në mbrëmje në Pejë, në rrugën kryesore që të çon tek ‘Maja e zezë’, ku dy persona kanë rrahur një tjetër.

Policia është informuar përmes qytetarëve dhe ka reaguar menjëherë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Ka ndodhur një rrahje. Dy persona të dyshuar e kanë rrahur një tjetër. Viktima ka pësuar frakturë në pjesët e fytyrës dhe po merr tretman në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës. Dy të dyshimtit i kemi arrestuar dhe tani po merren në pyetje. Të njejtit mbeten në arrest”, deklaroi Elshani.

Elshani tutje shtoi se njësitet policore, për shkak të zhvillimit të hetimeve, kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me heimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat