Arrestohet një person në Pejë, gjysmë i zhveshur bënte gjeste të pahijeshme

Peja

Arrestohet një person në Pejë, gjysmë i zhveshur bënte gjeste të pahijeshme

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person pasditën e sotme, u nxori telashe policisë në Pejë.

I njëjti u pa gjysmë i zhveshur duke bërë gjeste të pasjelljshme rrugëve të qytetit, por ai që u prangos.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Mbretëreshë Teuta”, një person është vërejt duke bërë sjellje të pahijeshme në në vende publike.

I njëjti ka tentuar ta dëmtojë një vetura, ku më pas është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Pejë”, ka thënë Rugova.

Personi në fjalë ka bërë veprën penale prishtje të rendit dhe qetësisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat