​127 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 24 në gjendje më të rëndë shëndetësore

Peja

​127 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 24 në gjendje më të rëndë shëndetësore

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

127 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respiratorë e 87 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 24 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 janë duke u trajtuar 127 pacientë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 janë në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Nga personeli i Spitalit të Pejës aktualisht të Infektuar me COVID-19 janë 32 persona, nga ta 9 mjekë, 12 infermierë dhe 11 nga Shërbimet Administrative dhe Teknike.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat