Gjendje e rëndë e pacientëve në Pejë – 24 persona në rrezik për jetë nga Covid19

Peja

Gjendje e rëndë e pacientëve në Pejë – 24 persona në rrezik për jetë nga Covid19

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vijon gjendja e rëndë e pacientëve të infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e spitalit thuhet se 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 104 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Postimi:

132 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator (CPAP)104 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë 9 Mjek, 12 Infermier dhe 11 punëtor të Administratës dhe Shërbimit Teknik.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

265 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,511

analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat