134 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 30 në gjendje të rëndë

Peja

134 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 30 në gjendje të rëndë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:48
Spitali i Pejes

134 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Ky spital, me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se nga ky numër, katër janë në respirator, pra në gjendje më të rënduar,  88 me oksigjenoterapi prej të cilëve 26 në gjendje po ashtu më të rënduar

Ndërkaq, 13 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Pejës.

Njoftimi i plotë:

13 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid -19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

134 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 88 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnja 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 femërore.

254 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,622

analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

158 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 166 Rëntgena, 32 EHO dhe 10 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat