Cigareshitësi pejan gjen kuletën me para dhe dokumente, ia dorëzon policisë

Peja

Cigareshitësi pejan gjen kuletën me para dhe dokumente, ia dorëzon policisë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Një cigareshitësi vullnetmirë derisa ishte duke ecur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë kishte gjetur një kuletë, e cila ishte me para dhe dokumente identifikimi të personit që i kishte humbur.

Ai, menjëherë kishte shkuar në stacionin policor për të dorëzuar atë tek pronari/ja.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga njё qytetar nga Peja.

Në portofol sipas policisë, kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.

“Me datё 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitës) ka gjetur një kuletë nё rrugën ‘Eliot Engel’, tё cilën e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejë. Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njëjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor në Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letërnjoftimin dhe dokumentet tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës, ka falënderuar qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Policia uron që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat