Suspendohen tre policë në Pejë, nuk respektuan masat anti-Covid

Peja

Suspendohen tre policë në Pejë, nuk respektuan masat anti-Covid

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy policë praktikantë në Pejë, pasi nuk kanë respektuar masat anti-Covid dhe janë parë duke qëndruar në një lokal pas orarit të lejuar. IPK ka suspenduar edhe mbikëqyrësin e tyre.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Pas publikimit të një qytetari, policët nuk e kanë respektuar orarin dhe ndaj të njëjtëve, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, është marrë vendimi për suspendim.

Vlen të ceket se policët e suspenduar janë praktikantë. Më pastaj është suspenduar edhe mbikëqyrësi i tyre”, ka deklaruar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat