Drejtoria për Arsim në Pejë: Nuk do të ketë pushim pranveror, orët e paplotësuar mësimore do të zëvendësohen

Peja

Drejtoria për Arsim në Pejë: Nuk do të ketë pushim pranveror, orët e paplotësuar mësimore do të zëvendësohen

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:31
Foto

Drejtoria për Arsim në Komunën e Pejës ka dhënë disa detaje të reja rreth përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor.

Në njoftimin e bërë nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Pejës, thuhet se pushimi do të zgjasë një muaj.

“Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj njoftoj se edhe katër ditë ka mësim, pushimi do të zgjasë një muaj, pastaj nuk do të ketë pushim pranveror, ndërsa fundi i vitit do të zgjatet për katër ditë, ose katër ditë që mbesin të paplotësuara mund të zëvendësohen çdo muaj nga një ditë e shtunë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se sa i përket gjendjes me pandeminë të gjitha shkollat kanë qenë në variantin A dhe B.

“Të infektuar javën e kaluar kanë qenë gjashtë mësimdhënës dhe tre të tjerë kanë qenë të izoluar, prej nxënësve katër kanë qenë pozitiv dhe shtatë të tjerë kanë qenë të izoluar, si raste kontakti.

Bëjmë thirrje si Task Forcë, të respektohen masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat