Drejtori i spitalit në Pejë: Nuk është kohë ankesash, secili repart me Covid19 është i mbuluar 24 orë

Peja

Drejtori i spitalit në Pejë: Nuk është kohë ankesash, secili repart me Covid19 është i mbuluar 24 orë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori Skender Dreshaj në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka thënë se nuk është koha për ankesa e as për kërkesa.

Dreshaj ka përshkruar vrullin e punës që bëhet çdo ditë në spitalin e Pejës, e sidomos nga pandemia.

Drejtori bëri të ditur se secila njësi dhe repart  Covid-19, është  24 orë e mbuluar me mjekë dhe infermierë.

Ai shtoi se edhe kujdesi intensiv dhe sallat e operacionit funksionojnë 24 orë.

Ndërsa për furznimin me oksigjen ka thënë se e kanë të siguruar nga tri burime.

Postimi:

NUK ËSHTË KOHË ANKESASH E KËRKESASH!

Në Spitalin e Përgjithshëm Pejë  tani, në këto momente , kemi

142 pacient me covid, 98 janë  oksigjeno terapi, 4 në CPAP, 23 në gjendje të rënduar

Secila njësi dhe repart  Covid-19, është  24 orë e mbuluar me mjek dhe infermier.

Kjo vetëm për rastet me Covid-19. Gjatë ditës kishim shumë intervenime. Edhe në kohën që po shkruajmë në sallë operohen pacient. Janë rreth 100 punëtor në shërbim.

Shërbimi teknik është kujdestar 24 orë – pastrimi, mirëmbajtja e Oksigjeno-Koncentratorëve, sistemit të O2 dhe çdo shërbim tjetër.

Kujdesi intensiv dhe sallat e operacionit funksionojnë 24 orë.

Të gjitha shërbimet e nivelit sekondar për të gjitha njësitë jo Covid mbulojnë rastet urgjente. Shërbimet kirurgjike, urologjike, ortopedike, pediatria, neonatolgjia, gjinekologjia , obstetrika, njësia koronare, të gjitha. Nuk trajtohen vetëm rastet e ftohta operative.

Shërbimet ambulatore vazhdojnë të punojnë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kemi platformën Online Bisede me mjekun. Nesër në ora 9 kemi mjekun pulmolog për tu shërbyer pacientëve. Mjeku infektolog javën e kaluar kishte mbi 62.000 shikime.

Oksigjenin  e kemi të siguruar nga 3 burime: Oksigjeni Qendror, Oksigjeni me Bombola dhe Oksigjeni me Oksigjeno-Koncentrator – në çdo variant jemi të mbuluar, duke përfshirë  ramje eventuale të rymës elektrike, prishje të sistemit; në çdo rrethanë jemi kujdesur që  pacientët tanë janë të sigurt se do kenë njërin nga këto burime. I kemi menduar të gjithë skenarët e mundshëm dhe jemi gati.

Nuk është kohe ankesash as edhe kërkesash por po numërojmë:

Kemi halle me infeksion te stafit, kemi staf ne moshë te shtyer, kemi edhe te sëmurë kronik, kemi edhe te vdekur ne vend pune mjek dhe infermier mu nga Covid-19. Mos te flasim se nga marsi nuk ka pushime vjetore për personelin.

Në spitalin tonë kemi moton: Ja ku jam, kudo e do puna!

NUK ËSHTË KOHË ANKESASH E KËRKESASH!

Personalisht dhe  secili nga ne punëtorët e spitalit, familjet tona , që të gjithë kemi marre shërbime në këtë dhe vetëm këtë spital.Përjashtimet( mund të numërohen në gishtat e njëres dorë) janë vetëm në indikiacionet absolute sikur edhe për cdo pacient tjetër.

Vazhdojmë të jemi në shërbim.

Besoj nuk është e tepërt të kërkojmë të paktën të mos njollosemi në mënyrën që mendja nuk ta kap dot.

Patjetër se pranojmë kritikat, por , ama , për hirë të zotit , të paktën mjendja të  na i kap.

Me respekt;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat