Kryetari i Pejës bën thirrje qytetarëve, shmangni lëvizjet e panevojshme

Peja

Kryetari i Pejës bën thirrje qytetarëve, shmangni lëvizjet e panevojshme

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:08
Foto Ilustrim

Në vendin tonë po mbanë mot i ligë i shoqëruar me vranësira, derisa qyteti i Pejës është përfshirë nga mjegulla.

Për këtë, kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qyteti i Pejës orët e para të mëngjesit është mbuluar nga një mjegull e dendur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve për shkak të dendësisë në kufizimin e shikueshmërisë. Në situata të tilla meteorologjike, i bëj apel shoferëve të jenë më të kujdesshëm, duke kufizuar shpejtësinë dhe shmangin lëvizjet e panevojshme deri në largimin e mjegullës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat