Kushtet e rënduara atmosferike vështirësojnë sanimin e prishjeve elektrike në Pejë

Peja

Kushtet e rënduara atmosferike vështirësojnë sanimin e prishjeve elektrike në Pejë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:46
Foto Ilustrim

Kushtet e rënduara atmosferike kanë bërë që të ketë prishje elektrike në rajonin e Pejës.

E për shkak të kushteve atmosferike po del të jetë e vështirë edhe sanimi i prishjeve.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Prishje ka edhe në Pejë si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike. Ekipet janë të mobilizuara dhe janë vazhdimisht në terren duke punuar në sanimin e prishjeve. Ka prishje sporadike që janë duke u punuar në vazhdimësi që të sanohen prishjet”.

“Ka edhe zona të vështira malore si Rugova që do të marrë më shumë kohë sanimi i prishjes” tha Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat