Pejë, bie numri i pacientëve me coronavirus

Peja

Pejë, bie numri i pacientëve me coronavirus

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 08:29
Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 78 pacientë me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se 5 pacientë janë në respirator (CPAP), 53 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 12 pacientë,.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë ditës së djeshme kanë qenë 4 lindje.

“2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”.

Më tej në njoftim thuhet se 313 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,452 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat