Kush e bëri Muhaxherin sot të ndjehet krenar dhe i përmbushur?

Peja

Kush e bëri Muhaxherin sot të ndjehet krenar dhe i përmbushur?

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Muhaxheri, është lumturuar sot nga një video mesazh që i kanë dërguar nxënësit e Qendrës për Mësim Plotësues “Brezi i Artë”

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është lumturuar sot nga një video mesazh që i kanë dërguar nxënësit e Qendrës për Mësim Plotësues “Brezi i Artë”.

Ata falënderuan kryetarin e tyre për plotësimin e shumicës së kërkesave që personalisht i kishin parashtruar para një viti kur ishin takuar me të.

“Në mes dëshirash, u premtova se shumë nga ato do t’i realizoj – dhe jam i lumtur që iu dola në fjalë!”, ka shkruar Muhaxheri në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Ai ka postuar edhe video mesazhin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat