Në Spitalin e Pejës po trajtohen 66 pacientë me koronavirus, 9 në gjendje të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 66 pacientë me koronavirus, 9 në gjendje të rëndë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 08:36
Spitali i Pejes

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 66 pacientë me koronavirus.Nga ta 5 janë në respirator, 44 me oksigjenoterapi dhe 9 në gjendje të rëndë.

Ky është njoftimi i plotë:

66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 44 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 179 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

2 lindje kanë qenë gjatë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 i gjinisë femërore.

204 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,903
analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat