Vizitorët janë bllokuar që katër orë në Bogë, policia tregon pse po ndodh kjo

Peja

Vizitorët janë bllokuar që katër orë në Bogë, policia tregon pse po ndodh kjo

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:30
Bogë

Rruga për në Bogë është bllokuar totalisht dhe sipas një lexuesi, njerëzit nuk po arrijnë të hyjnë e as të dalin për më shumë se katër orë.

Policia Rajonale e Pejës tha se arsyeja e bllokimit është pasi persona të papërgjegjshëm kanë parkuar automjetet e tyre vend e pavend dhe për pak policia pritet të ndërhyj në atë zonë.

“Rruga është bllokuar në Bogë, sepse persona të papërgjegjshëm i kanë lënë automjetet e tyre vend e pa vend, derisa të ndërhyjë policia. Kjo është e gjitha çka mund të themi për momentin”, tha policia.

Ndërsa, lexuesi ka thënë se janë në pritje për më shumë se katër orë dhe se njerëzit kanë mbetur në kolonë në automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat