74 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

Peja

74 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:44
Spitali i Pejës

74 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Nga këta pacientë 11 janë në gjendje më të rëndë, teksa dy prej tyre gjenden në respirator.

Gjithësej, me oksigjenoterapi janë 48 pacientë.

Nga raporti 24 orësh i këtij Spitali është bërë e ditur po ashtu se vetëm një pacient të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Raporti i plotë i Spitalit të Pejës:

74 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë datave 6 dhe 7 janar 2021 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 431pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 37 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

9 lindje kanë qenë gjatë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

458 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,945

analiza, ndërsa janë kryer 12 operacione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat