Në Spitalin e Pejës 62 pacientë me coronavirus, nëntë prej tyre në gjendje më të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës 62 pacientë me coronavirus, nëntë prej tyre në gjendje më të rëndë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 08:18
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 62 pacientë me coronavirus, ndërsa nga ky numër 40 janë në oksigjeno-terapi dhe nëntë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit dy pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë për 24 orë, ndërsa 18 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Katër lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, Një normale dhe tri me prerje cezariane. Janë lindur katër foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.

271 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,097 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat