Haradinaj në Istog takon veteranët dhe viziton Banjën e Pejës

Peja

Haradinaj në Istog takon veteranët dhe viziton Banjën e Pejës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:36
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president në zgjedhjet e parakohshme, Ramush Haradinaj sot ka vizituar dy nga zonat e Dukagjinit, Pejën dhe Istogun.

Haradinaj përmes rrjetit social Facebook ka treguar se ne Istog ka takuar veteranët e luftës.

Postimi i plotë:

Së bashku në luftë, së bashku në paqe. Kënaqësi sa herë që i takoj bashkëluftëtarët e mi, kësaj radhe në Istog, me të cilët i kalova ditët e lavdisë, e me të cilët tani po e ndërtojmë vendin së bashku.

Vizioni im për rritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë dhe rruga e saj drejt NATO-s, po përkrahet maksimalisht nga veteranët.

Aleanca ka qenë gjithmonë pranë kategorive të lirisë, me mbështetje jo vetëm morale por edhe me punë konkrete për të lehtësuar jetën e tyre.

Banja e Pejës, ka një rëndësi historike që nga Antika. Me mijëra njerëz kanë gjetur shërim, falë ujit termo-mineral që buron aty.

Vizitova sot resortin “ONIX SPA”, që punon sipas standarteve të çertifikuara ndërkombëtare. I shoqëruar nga Albert Shoshi, mbeta i mahnitur nga ajo që pashë, përfshirë mjekët e stafin profesional që ofrojnë shërbime aty.

Programi i Aleancës për Ekonominë, parasheh fondet që do të mbështesin secilin punëdhënës në Kosovë, në mënyrë që askush të mos e humbasi punën, për shkak të gjendjes pandemike që po vazhdon.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat