42 pacientë me Oksigjeno-terapi dhe 8 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Peja

42 pacientë me Oksigjeno-terapi dhe 8 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:14
Foto

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 61 pacientë me Coronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe katër pacientë me Covid.

Njoftimi i plotë:

4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

3025 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,432
analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat