73 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Peja

73 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:27
Spitali i Pejës

73 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Katër pacientë janë aktualisht në respirator (CPAP), 55 pacientë të tjerë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta pacientë, 12 janë në gjendje më të rëndë.

“Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 463 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.9 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjithashtu u theksua se 476 pacientë kanë kryer analiza, që në total u bënë 5 mijë e 345 analiza si dhe janë kryer 6 operacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat