​65 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje të rëndë

Peja

​65 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje të rëndë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 08:36
Ilustrim

65 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga ta 52 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 12 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 52 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar”, kanë njoftuar nga spitali.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 206pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat